Chelsea vihet pas talentit të madh

18:08 | 17 Dhjetor 2019

Chelsea po shpreh interesim për talentin e Villarreal.

Frank Lampard do t’i jepet drita jeshile për të shpenzuar në janar pasi FIFA tërhoqi ndalesën e transferimeve për Chelsean, dhe Blutë tani kuptohet se po monitorojnë nga afër progresin e Samuel Chukwueze.

Nigeriani ka gjetur një formë të shkëlqyer që nga fillimi i sezonit 2018/19, dhe është shfaqur si një opsion për Chelsea pasi ata kërkojnë të sigurojnë të ardhmen e tyre për një kohë të gjatë pasi që Willian dhe Pedro po shkojnë drejt fundit të epokës së tyre.

Fillimisht u tha se Chelsea po kërkonte të sillte përsëri Jadon Sancho në Angli në janar, por sipas Telegraf, një marrëveshje e tillë ndoshta do të ishte shumë komplekse për ta përfunduar në këtë pikë, përcjell lajmi.

I njëjti raport detajon interesin e kahershëm të Chelsea për Chukëueze, dhe ylli i Villarreal është një mundësi për të rimbushur opsionet e sulmit të klubit londinez.

Wilfried Zaha dhe Leon Bailey janë opsionet tjera të skuadrës që drejtohet nga Lampard.

Komento: