Chelsea ka kompletuar transferimin e Diego Moreiras.
Sulmuesi i ri portugez ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2028.
18-vjeçari në sezonin e fundit luajti rregullisht për Benfica B. Ai ka edhe dy paraqitje me ekipin e parë.
Reprezentuesi i Portugalisë U21 është produkt i klubit belg, Standard de Liege.
Diego Moreira pritet të prezantohet te Chelsea pas përfundimit të Kampionatit Evropian të grupmoshës U21.