Chiesa kërkon largimin nga Fiorentina, pritet transferimi tek ky ekip!

11:40 | 28 September 2020

Sulmuesi italian i Fiorentinës, Federico Chiesa ka kërkuar të largohet nga Fiorentina.

Kjo ka bërë që presidenti i Fiorentinës, Rocco Commisso të marrë vendimin për të shitur atë dhe është duke pritur një ofertë nga Juventusi ose Milani.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Chiesa dëshiron të largohet nga Fiorentina dhe ai ia ka përsëritur këtë menaxhmentit të Viola edhe pas disfatës kundër Interit dhe golit të tij të shkëlqyeshëm, përcjell ORAinfo.

Nuk është një kërkesë zyrtare për transferim, por më tepër një lutje që Commisso ta lejojë atë të largohet dhe të përmirësojë karrierën e tij në një nga klubet elitare të Italisë. Dhe tani Fiorentina janë të gatshme të negociojnë shitjen e tij.

Drejtuesit e Fiorentinës e kanë kuptuar që Chiesa nuk dëshiron të shkojë jashtë vendit. Në gusht, sulmuesi refuzoi një klub të madh të Premier League që do t’i garantonte atij për të luftuar për Premier League dhe Champions League dhe trefishimin e pagës së tij në krahasim me atë aktual.

Drejtuesit e Violës dëshirojnë që lojtari i tyre të luaj për Juventusin ose Milanin.

Fiorentina nuk mund të arrijë 48 orët e fundit të tregut të transferimeve pa e ditur nëse do të kenë Chiesa apo paratë në dispozicion për të blerë zëvendësuesin e tij.

Juventus shpreson të shesë Douglas Costa sa më shpejt të jetë e mundur për të marrë paratë për Chiesa, por nëse braziliani nuk gjen strehimin e duhur, ai gjithashtu mund të dërgohet në Fiorentina si pjesë e marrëveshjes, megjithëse mbetet të shihet nëse lojtari do ta pranonte këtë ofertë.

Nëse Juventus dështon në këtë përpjekje, atëherë Milan pritet të tentoj transferimin e Chiesa në San Siro. /ORAinfo/

Komento: