
Këshilltari i lartë i DASH-it, Derek Chollet, ka arritur në Kosovë.
Chollet është pritur si fillim nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.
Në fillim të këtij takimi, mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje.
Chollet pas takimit me Osmanin, pritet që të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti, duke nisur nga ora 14:30.
Siç ka njoftuar DASH, me krerët e institucioneve në Kosovë, Chollet pritet të bisedojë për integrimin euroatlanik përfshirë arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve me Serbinë, bazuar në njohje reciproke.
