Chollet: Integrimet euroatlantike të Kosovës kalojnë nëpërmjet Dialogut të Brukselit

14:01 | 21 Shtator 2022

Rruga drejt integrimeve Euro-Atlantike e Kosovës është e lidhur me dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë këshilltari i Sekretarit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Në një takim në New York me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe zv/ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Gabriel Escobar, Chollet shkroi se biseduan për “partneritetin jetëgjatë” mes ShBA-së dhe Kosovës.

“Mirë ta takoja Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për të diskutuar partneritetin tonë jetëgjatë, rrugën e integrimeve Euro-Atlantike nëpërmjet Dialogut të fascilituar nga BE dhe mbështetjen e Kosovës për afganët, Ukrainën dhe Samitin për Demokraci”, shkroi Chollet.

Komento: