Chollet poston fotografi me Vjosa Osmanin, jep detaje nga biseda e përbashkët

08:45 | 19 Shtator 2023
chollet-poston-fotografi-me-vjosa-osmanin,-jep-detaje-nga-biseda-e-perbashket

Nënsekretari i Departamentit të Mbrojtjes të ShBA-së, Derek Chollet ka njoftuar për takimin që pati me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në New York.

Në një postin të tij në X, Chollet ka dhënë detaje të shkurtra se për çka foli me Osmanin.

“Diskutim i mirë me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani mbi përkushtimin tonë të përbashkët për të ardhmen euro-atlantike të Kosovës, nevojën për të de-përshkallëzuar tensionet dhe për t’u angazhuar urgjentisht në Dialogun e Lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë – çelësi i stabilitetit rajonal dhe integrimit në BE”, ka shkruar ai.

 

Komento: