Derek Chollett, këshilltar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, njofton se e ka anuluar vizitën e tij në Ballkan, për shkak se ka dalë pozitiv me Covid.
“Më duhet ta shtyjë vizitën time në Ballkan dhe Bruksel për shkak të rezultimit pozitiv me Covid. DO të qëndrojë i angazhuar në të gjitha çështjet në rajonin e Ballkanit dhe mezi pres ta realizojë vizitën në fillimvitin tjetër”, ka shkruar Chollet në Twitter.
Vizita e Chollettit ishte paralajmëruar më parë dhe planifikohej që sot, ai me Gabriel Esbobarin, të dërguarin e DASH për Ballkanin Perëndimor, të vinin në Prishtinë.
Zyrat e krerëve shtetërorë megjithatë kanë njoftuar se sot to ta presin Escobarin për takim.