Christophe Galtier: Ende herët të flitet për të ardhmen e Messit

14:18 | 18 Mars 2023

Galtier për të ardhmen e Messit: Ende herët të flitet për të.

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Christophe Galtier, ka thënë se ende është herët të flitet për të ardhmen e Lionel Messit.

Galtier mes tjerash theksoi se Messi ka qenë vendimtar për PSG-në në shumë momente gjatë këtij sezoni.

“Është shumë herët për të ditur të ardhmen e tij”, deklaroi trajneri në konferencën e fundit për shtyp.

“E kam thënë tashmë se qëndrimi i tij do të ishte një lajm pozitiv për të gjithë”.

“E di që ka pasur shumë kritika pas Bayern Munichut, por ai ka qenë vendimtar në shumë momente të sezonit. Messi gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 31 paraqitje, teksa ka shënuar 18 gola dhe ka asistuar 17 të tjerë”.

Ai ka kontratë me Parisin deri në fund të sezonit.

Komento: