Christophe Hill ngushëllon për humbjet e jetëve gjatë luftërave të viteve 90’të dhe gjatë bombardimeve të NATO-s

09:51 | 24 Mars 2023

Hill ngushëllon për humbjet e jetëve gjatë luftërave të viteve 90’të dhe gjatë bombardimeve të NATO-s.

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher R. Hill, sot në 24 vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s, që ndali spastrimin etnik në Kosovë nga regjimi serb, u ka shprehur “ngushëllime personale” familjeve për jetët e humbura gjatë luftërave të viteve 90’të dhe të atyre që pësuan humbje si pasoje e bombardimeve të NATO’s.

Përmes disa postimeve në Twitter, Hill foli për pasojat kur dështon diplomacia.

“Unë ia kam kushtuar jetën diplomacisë – gjetjes së zgjidhjeve diplomatike për problemet në dukje të pazgjidhshme. Gjatë karrierës sime, kam mësuar se ndonjëherë diplomacia dështon. Kur ndodh, rezultatet mund të jenë tragjike. Unë shpreh ngushëllimet e mia personale për familjet e atyre që humbën jetën gjatë luftërave të viteve 1990, përfshirë si rezultat i fushatës ajrore të NATO’s”, ka shkruar Hill.

Ai shton se serbët s’do ta harrojnë atë periudhë, raporton Express.

“E di që populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme, e as nuk duhet ta harrojë. Populli serb nuk do ta lërë kurrë mënjanë pikëllimin e tij, por besoj se është mjaft i fortë për të lënë anash ankesat për padrejtësi”.

Ndërkaq, Hill iu siguron serbëve se raporti mes vendit të tij dhe tyre është i palëkundur.

“Përkushtimi i Shteteve të Bashkuara ndaj partneritetit tonë me Serbinë është i palëkundur, siç është edhe angazhimi ynë ndaj diplomacisë. Së bashku, ne mund të ndërtojmë të ardhmen më të mirë që populli serb meriton dhe dëshiron për brezat e ardhshëm”.

Komento: