Christopher Hill mirëpret lirimin e policëve: Presim përpjekje shtesë për shtensionim të mëtejmë

22:42 | 26 June 2023

Hill mirëpret lirimin e policëve: Presim përpjekje shtesë për shtensionim të mëtejmë.

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, e ka mirëpritur lirimin e tre policëve të Kosovës që ishin të kidnapuar nga forcat serbe, në veri të vendit.

“I mirëpresim lajmet për vendimin e gjykatës për t’i liruar policët e Kosovës. Ne presim që të bëhen përpjekje shtesë që do të çojnë në shtensionim të situatës aktuale”, ka thënë Hill për Kosovo-onlajn, përcjell KlanKosova.tv.

Lidhur me situatën në veri ai ka bërë thirrje për miratimin e planit trepikësh të Bashkimit Evropian dhe kthimin e menjëhershëm në dialog.

Komento: