Christopher Hill: ShBA dhe BE kurrë s’kanë qenë më afër për vizionin e të ardhmes evropiane të Serbisë

18:47 | 21 Shtator 2022

Hill: ShBA dhe BE kurrë s’kanë qenë më afër për vizionin e të ardhmes evropiane të Serbisë.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka komentuar takimin të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe atij evropian, Miroslav Lajçak.

“ShBA dhe BE kurrë nuk kanë qenë më pranë dhe ne ndajmë vizionin e njëjtë për të ardhmen evropiane të Serbisë”, ka shkruar Hill në Twitter, përcjell KlanKosova.

“Do të arrijmë aty. Për tash, siç Gabe (Gabriel) ka dëshirë të thotë, puna vazhdon”.

Komento: