Massimiliano Allegri i ka ditët e numëruara te Juventusi.
Menaxheri i Manchester Cityt, Pep Guardiola thuhet se është trajneri i ëndrrave për hierarkinë e Juventusit.
Sipas “Sport Mediase”t, Guardiola është emri i fundit që i bashkohet listës së gjatë të zëvendësuesve potencial të Massimiliano Allegrit, me italianin që duket gjithnjë e më larg bardhezinjve.
Duke iu referuar këtyre burimeve, kampionët e Seria A kanë marrë edhe hapa konkret drejt kësaj piste, me vëllain e Pep, njëkohësisht dhe agjent i tij, Pere Guardiola që ka pasur një takim me drejtues të “Zonjës së Vjetër” në Milano.
48-vjeçari, produkt i akademisë së Barcelonës ka fituar tituj në Spanjë, Gjermani dhe Angli, teksa Italia është “toka” e vetme që i ka mbetur Guardiolës për ta eksploruar.