
Los Angeles FC do të fitojë garën për mbrojtësin e Juventusit, Giorgio Chiellini tregon Transfermarkt.
37-vjeçari konfirmoi se do të largohet nga Torino këtë verë pas humbjes së Juves në finalen e Kupës së Italisë ndaj Interit, përcjell ORAinfo.

Vancouver Whitecaps ishin gjithashtu të interesuar për nënshkrimin e Chiellinit në një transferim të lirë, por tani janë larguar për shkak të faktit se LAFC tashmë ka siguruar të drejtat e zbulimit të lojtarit./ORAinfo/