“Ciao” Juventus, skuadra e madhe po e rrëmben Dybalan – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Ciao” Juventus, skuadra e madhe po e rrëmben Dybalan

11:37 | 29 Maj 2019

Bayerni i Mynihut thuhet se ka nisur një ofertë prej 80 milion euro për Paulo Dybala.

Corriere dello Sport citon burime në Gjermani, të cilat pretendojnë se ka një miratim të fortë nga ana e Bayenit për ta transferuar Dybala dhe se ofrohet një ofertë prej 80 milion euro, përcjell ORAinfo.

25-vjeçari u konsiderua si humbësi më i madh i arritjes së Cristiano Ronaldos, ndërsa ai shënoi vetëm 10 gola në 2018-19.

Bayern, nga ana e tyre, janë në treg për të ristrukturuar sulmet e tyre pas daljeve të Franck Ribery dhe Arjen Robben./ORAinfo/

Komento: