“Ciao” Milan, ky është ekipi i ri i Bakayokos

11:45 | 08 Maj 2019

Mesfushori i Milanit, Tiemoue Bakayoko po lidhet me një lëvizje shokuese ndaj rivalëve të qytetit, Inter.

Sipas Sport Mediaset, mesfushori i Bregut të Fildishtë mund të vesh fanellën e nerazurrëve, përcjell ORAinfo.

Faqja e internetit shpjegon se menaxheri i përgjithshëm i Interit ,Beppe Marotta ka një marrëdhënie ‘të shkëlqyeshme’ me përfaqësuesin italian të Bakayoko, Federico Pastorello.

Milan ka një opsion prej 35 milion euro për të blerë francez këtë verë, por ata nuk do të kishin ‘asnjë qëllim’ ta ushtronin atë në baza ekonomike dhe disiplinore.

Prandaj, një tjetër kredi me vlerë 5-6 milionë euro mund të negociohet me një opsion për të blerë € 30-32m, pasi ish –ylli i Chelsea nuk është shumë i lumtur në Milan./ORAinfo/

Komento: