AC Milan, do të emërojë zyrtarisht një kapiten të ri duke qenë se Alessio Romagnoli do të largohet zyrtarisht nga klubi në fund të muajit.
MilanNews konfirmon se lamtumira e Romagnolit kontrata e të cilit me Milanin skadon së shpejti pa asnjë shenjë rinovimi është gjithnjë e më e mundshme.
Përveçse do të lërë një boshllëk në repartin e mbrojtjes që duhet të plotësohet me një nënshkrim të ri, ai do të lërë trashëgim edhe shiritin e kapitenit që ka për katër sezone, përcjell ORAinfo.
Koha e tij në Milan përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme pasi ai ngriti në ajër trofeun e Scudetto-s pas fitores 3-0 ndaj Sassuolo-s për të fituar titullin e 19-të të ligës, por pas shtatë vitesh me kuqezinjtë që duket se do të jetë kujtimi i tij i fundit.
Kapiteni tani duhet t’i kalojë Davide Calabria, i cili tashmë e ka pasur atë rol në disa raste gjatë sezonit të kaluar, dhe ai është një zgjedhje e qartë duke pasur parasysh se ai bëri debutimin e tij tetë vjet më parë dhe erdhi nga akademia e të rinjve.
Zëvendëskapiten do të jetë Theo Hernandez pasi edhe ai gjatë muajve të fundit ka pasur nderin të mbajë shiritin në krah./ORAinfo/