Çifti braktis vajzën e porsalindur
Një vajzë e porsalindur është gjetur e braktisur në një kosh mbeturinash në jug të Kinës. Dyshohet se prindërit e saj e kishin lënë aty, pasi dëshironin djalë.
Sipas raportimeve të Daily Mail, foshnja ishte braktisur nga babai i saj vetëm pak orë pasi kishte ardhur në jetë, sepse familja tanimë i kishte dy vajza.
Vajza u vu re nga një pastrues rruge, i cili sapo e pa telefonoi menjëherë policinë.
Prindërit e të miturës janë arrestuar menjëherë nga policia dhe mbi to rëndon akuza e braktisjes.
Në polici, nëna e fëmijës, e identifikuar si një 21-vjeçare e quajtur Li, tregoi se ajo dhe familja e burrit ishin zhgënjyer së tepërmi kur zbuluan se kishte lindur vajzë, transmeton lajmi.net.
Ndërsa babai i quajtur Zhang, rrëfeu para hetuesve se “ëndrra e tij për të pasur një djalë u copëtua” kur lindi vajza e tretë.