Çifti i biznesmenëve shqiptarë preket nga koronavirusi

09:09 | 12 Mars 2020

Preket nga koronavirusi çifti i biznesmenëve shqiptarë në Greqi.

Një çift biznesmenësh nga Saranda të cilët jetojnë në Greqi kanë rezultuar pozitivë ndaj koronavirusit.

Mësohet se çifti banon në ishullin Zakinthos. Ata u rezultuan pozitivisht me virusin vdekjeprurës, pas një udhëtimi biznesi në veri të Italisë. Sapo ata mbërritën në ishullin Zakinthos paraqitën simptomat e sëmundjes dhe u izoluan në ambientet e banesës së tyre.

Mjeket e spitalit rajonal të Zakinthos, thanë se gjendja e tyre klinike është mjaft e mirë dhe për momentin po reagojnë normalisht ndaj barnave që po trajtohen.

Sapo u bë e ditur infektimi i tyre, autoritetet e ishullit urdhëruan dezinfektimin dhe mbylljen e menjëhershme të restorantit shume te frekuentuar që çifti ka në pronësi në qendër të ishullit jonian dhe kalimin në karantinë edhe të 2 punonjësve të tjerë të restorantit, edhe ata me origjinë shqiptare.

Deri tani, punonjësit nuk kanë shenja të virusit. Zona e Zakinthos, Pirgos, Ilias, Katakolos dhe Patras, janë vlerësuar si ndër më të prekurat nga COVID-19.

Komento: