
Ata u martuan të shtunën.
Aktorja dhe këngëtarja e mirënjohur amerikane, Hilary Duff e ka realizuar ëndrrën e saj.
Ylli i “The Cinderella Story” dhe partneri i saj, Matthew Koma kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë të shtunën, i tha një burim E!News.
Prindërit e vajzës Banks, 14-muajshe, i thanë “PO” njëri-tjetrit në një ceremoni private në kopshtin e shtëpisë së tyre në L.A.
Kjo është martesa e dytë për aktoren, ajo ishte e martuar me Mike Comrie dhe në vitin 2014 zyrtarizuan ndarjen e tyre, vetëm dy vjet pasi u bënë prindër të djalit Luca, tani 7-vjeçar.
Ndërsa për këngëtarin Koma është hera e parë, transmeton rtv21.tv Martesa e tyre ndodhi vetëm shtatë muaj pasi ai i propozoi asaj me një unazë diamanti.

