
Elgit Doda dhe Kle Huta i japin fund beqarisë.
Çifti i përfolur i shoubizit, Klea Huta dhe Elgit Doda i kanë dhënë fund beqarisë.
Ata janë martuar në fshehtësi dhe lajmin sapo e kanë bërë të ditur në rrjete sociale, shkruan lajmi.
Që të dy, kanë publikuar në Instagram pamje të shkëputura nga seti fotografik i realizuar në Marrakech.
“Unë thashë po, faleminderit që ekziston”, shkruan Elgiti duke qeshur, krahas fotos ku Klea shfaqet e veshur me fustan të bardhë.
Ndërkohë Klea ka postuar disa foto me vello ku duket shumë bukur.

