Aktorja e njohur divorcohet nga bashkëshorti 18 muaj pas martesës.
Aktorja e njohur ka bërë apelin për divorc nga bashkëshorti i saj.
Kjo është prova se edhe njerëzit më të bukur në botë divorcohen, raporton People.
Aktorja e njohur Zoe Kravitz bëri kërkesë për divorc nga burri i saj prej 18 muajsh, aktori Karl Glusman, më 23 dhjetor të vitit 2020, transmeton lajmi.net.
Çifti kishin qenë së bashku që nga viti 2016, njoftuan fejesën e tyre në 2018 dhe u martuan më 29 qershor 2019 në Paris.
Zoe ka ende fotografi të Karl në rrjete sociale dhe ai është i etiketuar, duke përfshirë një postim të përvjetorit të martesës dhe një nga ditëlindja e tij.
Glusman, ndërkohë, ka fshirë të gjitha postimet e tij të vjetra dhe dy postimet e reja që ai ka postuar në pesë ditët e fundit janë sigurisht… interesante.