Një 33-vjeçar derisa ishte duke lëvizur me biçikletë është goditur nga një veturë.
Rasti ka ndodhur në fshatin Rogovë e Hasit.
Lajmin për Klankosova .tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës Sheremet Elezaj.
Elezaj tha se çiklisti për shkak të lëndimeve është dërguar në Qendren Klinike dhe Universitare.
Lidhur me rastin, ai theksoi se është ndaluar për 48 orë një person i dyshuar.
“Sonte rreth orës 18:15 në fshatin Rogovë ka ndodhur aksident trafiku, ku nga një veturë është goditur një biçikletë. Për pasojë, biçiklisti (i lindur në vitin 1989) për shkak të lëndimeve (frakturë në dorë dhe shpatull), është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë dhe pastaj në QKUK. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me vendimin e të cilit shoferi i veturës është ndalur ne mbajtje për 48 orë”, tha Elezaj.