Ciklon i fuqishëm godet këto dy shtete

09:44 | 19 Maj 2020

Këto dy shtete mund të goditen nga një ciklon i fuqishëm.

Miliona njerëz në Indi dhe Bangladesh janë në rrezik nga “një super ciklon” i cili do të bëj “goditje” në tokë në më pak se 36 orë, duke sjellë erëra të dëmshme dhe shi të fortë në një rajon në luftë edhe me pandeminë e coronavirusit.

Sipas mediave të huaja, përcjell telegrafi, super cikloni Amfan u bë të hënën stuhia më e fortë e regjistruar ndonjëherë në Gjirin e Bengalit, pasi intensifikoi shpejtësi të erës deri në 270 kliometra në orë.

Gjiri i Bengalit, në pjesën verilindore të Oqeanit Indian, është i pozicionuar midis Indisë në perëndim dhe veri-perëndim, Bangladeshit në veri, dhe Myanmar në lindje.

Super cikloni do të godasë kufirin e Indisë dhe Bangladeshit të mërkurën në mbrëmje, afër qytetit Kolkata, që është shtëpia e më shumë se 14 milionë njerëzve.

Komento: