Në cilën nga skuadrat do të përfundojë lojtari James Rodriguez?
Një ndër lojtarët që do të ishte përforcim i jashtëzakonshëm për top-skuadrat evropiane është edhe James Rodriguez.
Ylli kolumbian shpenzoi dy vite në huazim te Bayern Munich nga Real Madridi, por ‘Bavarezët’ kanë hequr dorë nga blerja e kartonit të tij të plotë.
Zinedine Zidane në anën tjetër i ka treguar atij se nuk është në planet e tij për sezonin e ardhshëm, transmeton lajmi.net.
Kështu që e ardhmja e tij mbetet ende e pasigurt, derisa në një prononcim për media James ka treguar se kur do ta zbulojë ekipin e ri.
”Tani për tani jam i fokusuar me Kolumbinë. Pasi të përfundoi Kupa e Amerikës, do të vendosë për të ardhmen time”, i tha shkurt gazetarëve ai.
Kupa e Amerikës këtë edicion fillon më 14 qershor dhe mbahet në Brazil, me Kolumbinë që është një nga favoritët për ta fituar trofeun prestigjioz në Amerikën Latine.