
Një ngjarje shumë e rëndë ka ndodhur dje në Zvicër.
Dje në të gjitha mediat zvicerane është raportuar për privimin nga jeta të një gruaje të re, 24 vjeçe, nga vjehrri i saj 56-vjeçar në Pratteln të Kantonit Baselland.
Mësohet se autori dhe viktima ishin shtetas kosovarë.
Vjehrri dhe djali i tij 27 jetonin me të shoqen e këtij të fundit dhe me nipin 4 vjeçar deri një vit më parë.
Pastaj familja e re ishte zhvendosur në shtëpinë e tyre, afër shtëpisë së babait dhe kanë ruajtur lidhjet e ngushta familjare.
“Gjyshja shpesh kujdesej për djalin”, thotë një fqinj.
Por, mbetet e paqartë përse kosovari 56-vjeçar e ka privuar nga jeta nënën e nipit të tij.
Një përfaqësues i familjes ka thënë për blick se “ai mund të ketë vepruar në vetëmbrojtje.
Ndoshta nusja e ka sul’muar, pasi edhe ai ishte lënduar në dorë.
Policia e Kantonit Bazel-Landschaft ka deklaruar se viktima është privuar nga jeta me mjet të ftohtë.
Sfondi i mosmarrëveshjes mund të ketë qenë divorci i planifikuar në mes të çiftit të ri.
Djali i 56 vjeçarit kishte marrë fshehurazi një avokat për të bërë divorcin, thonë anëtarë të familjes.
Në momentin kur nusja ka marrë vesh për planin e të shoqit, ajo thuhet se ka shkuar te vjehrra me djalin e saj dhe mund ta ketë fajësuar për problemet e saj martesore.
Mosmarrëveshja pastaj përfundimisht është përshkallëzuar.
Sipas përfaqësuesit të familjes, gjyshja e ka marrë djalin dhe ka ikur nga banesa kur ka filluar zënka pasi që djali nuk duhej të vëzhgonte përshkallëzimin.
Gruaja e 56 -vjeçarit dhe tre djemtë e tij tani kanë frikë nga gjakmarrja, shpjegon përfaqësuesi i familjes”.
Lagjja është në gjendje shoku. Aty personi tashmë i dyshuar për privimin nga jeta njihet si një njeri i sjellshëm dhe i dobishëm. “Unë mund të shpresoj vetëm se ishte vërtet vetëmbrojtje”, thotë njëri ndër fqinjët.