Cilat janë ngjarjet e paralajmëruara për sot

08:07 | 16 Tetor 2023
cilat-jane-ngjarjet-e-paralajmeruara-per-sot

Ngjarjet e paralajmëruara për ditën e hënë:

09:00
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

10:00
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes mban dëgjim publik për Projektligjin për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes. (Kuvendi i Kosovës, N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) lanson projektin “Rehabilitimi dhe Riintegrimi i të Miturve – Viktima të Dhunës Seksuale”. Merr pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Hotel “Prishtina”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

10:00
Me rastin e Ditës së Gruas Rurale, EcoKosWomen organizon panairin ku gratë nga zonat rurale ekspozojnë dhe shesin produktet e tyre. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

10:00
Specializantët vazhdojnë protestën para Ministrisë së Shëndetësisë. (Objekti i MSh)

10:00
Mbahet takimi regjional informues rreth projektit “Organizimi i tregut për produktet bujqësore”. (Hotel “Troja”, Istog)

11:00
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

11:00
Shoqata e të Verbërve Gjakova organizon hapjen e “Javës Ndërkombëtare të Njeriut me Shkop të Bardhë. (Restaurant “Jeta”, Dardani, ish-Piskotë)

11:30
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) viziton fabrikën “Kosova Model”, për t’u njohur me vështirësitë e funksionimit. Fabrika rrezikon të mbyllet dhe lërë pa punë 70 punëtorë, edhe pse eksporton rreth 50% të prodhimit. (Koshare, rruga Shtime-Ferizaj)

Komento: