
Buxheti është pritoritet kryesor i qeverisë së re.
Qeveria e Kosovës nuk e ka prioritet rifillimin e dialogut me Serbinë, por realizimin e problemeve të brendshme me të cilat përballet qytetaret, siç është edhe miratimi i buxhetit për vitin 2020 dhe zhvillimin ekonomik.
Ndërsa sa i përket dialogut me Serbinë, pushteti dhe opozita thonë se duhet të bëhen bashkë që këtë proces ta përmbyllin me një marrëveshje paqeje.
Pas zgjedhjes së Albin Kurtit kryeministër i vendit, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell dhe shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe siguri, duke uruar Kurtin për postin e ri, kanë kërkuar që hapeni parë që ta bëjë është heqja e taksës, që t’i hapet rrugë dialogut me Serbin.