Cilat janë rekordet e Pep Guardiolës në Ligën e Kampionëve

23:45 | 30 Maj 2021

Pep Guardiola suksesin më të madh në Europë e kishte me Barcelonën dhe kjo nuk është sekret – por cili ishte rekordi i tij me Bayern Munichun dhe Manchester Cityn?

Pep Guardiola ka fituar pothuajse çdo trofe që ka ekzistuar gjatë kohës së tij si trajner i Barcelonës, Bayern Munichut dhe Manchester Cityt. Ai do të kujtohet gjithmonë për stilin tiki-taka të Barcelonës në vitet e arta, ku që në sezonin e tij të parë fitoi çdo trofe duke hyrë në histori.

Por, megjithatë Guardiola e ka shijuar fitimin e Premier Ligës, FA Kupës dhe Kupës së Ligës ama nuk e ka fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve me skuadrën nga Etihadi. Më poshtë do të shikoni disa nga rekordet që ka pasur Guardiola në Ligën e Kampionëve por edhe në gara të tjera.

Sa trofe të Ligës së Kampionëve ka fituar Pep Guardiola?

Guardiola ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve, të dyja si trajner i Barcelonës. Ai e ka fituar titullin e tij të parë në sezonin e tij të parë debutues në timonin e skuadrës seniore të Barcelonës, duke e mposhtur me rezultat 2-0 Manchester United në finale të vitit 2008/09.

Duke e bërë këtë, ai u bë trajneri më i ri që e fitonte Ligën e Kampionëve. Në të njëjtin sezon, Barcelona bëhej skuadra e parë spanjolle që e fitonte La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve (e njohur si tripleta) brenda një sezoni.

Trofeu i dytë në Ligën e Kampionëve erdhi në finalen e vitit 2011, dy vite pas të parit. Blaugrana përsëri e mundi Manchester Unitedin në finale në Wembley me rezultat 3-1.

Kur ishte hera e fundit që Pep Guardiola e fitoi Ligën e Kampionëve?

Hera e fundit që Guardiola e fitoi Ligën e Kampionëve ishte me Barcelonën në vitin 2010/11. Ai nuk e ka fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve me një skuadër që nuk është Barcelona, apo me një skuadër në të cilën nuk është Lionel Messi pjesë e saj, por ka arritur njëherë në finale me një skuadër që nuk është Barcelona.

Ai arriti në finale me Manchester City më 2020/21, derisa para kësaj kishte shkuar edhe në gjysmëfinale me Bayern Munichun. Guardiola ka folur për dëshirën e tij për ta ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve me City, duke bërë paksa shaka e duke thënë se e ardhmja e tij në Etihad varet nga suksesi në garën elite në Europë.

“Ne do të, natyrisht, gjykohemi jo vetëm për lojën si e luajmë por edhe titujt që fitojmë. Kjo është e vërteta. Sa e thjesht”, kishte thënë Guardiola më 2020. “Viti i kaluar ishte i jashtëzakonshëm për ne por njerëzit thoshin, ‘por ju nuk e keni fituar Ligën e Kampionëve’. Ja pse do të gjykohem, nëse ne nuk e fitojmë atë në periudhën e fundit këtu, unë do të dështoj. E di këtë”.

“Por, më pëlqen puna me lojtarët e mijë dhe lojtarët ende kanë për të fituar shumë ndeshje. Duke fituar në këtë mënyrë është ajo që na ndihmon të fitojmë titull dhe ne besojmë se do të luajmë kështu. Do të shohim në fund”.

Më poshtë do t’i shikoni statistikat e progresit në Ligën e Kampionëve me Barcelonën, Bayern Munichun dhe Manchester Cityn.

Statistikat e Pep Guardiolës në Ligën e Kampionëve me Manchester City
Pep Guardiola suksesin më të madh në Europë e kishte me Barcelonën dhe kjo nuk është sekret – por cili ishte rekordi i tij me Bayern Munichun dhe Manchester Cityn?

Pep Guardiola ka fituar pothuajse çdo trofe që ka ekzistuar gjatë kohës së tij si trajner i Barcelonës, Bayern Munichut dhe Manchester Cityt. Ai do të kujtohet gjithmonë për stilin tiki-taka të Barcelonës në vitet e arta, ku që në sezonin e tij të parë fitoi çdo trofe duke hyrë në histori.
Por, megjithatë Guardiola e ka shijuar fitimin e Premier Ligës, FA Kupës dhe Kupës së Ligës ama nuk e ka fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve me skuadrën nga Etihadi. Më poshtë do të shikoni disa nga rekordet që ka pasur Guardiola në Ligën e Kampionëve por edhe në gara të tjera.

Sa trofe të Ligës së Kampionëve ka fituar Pep Guardiola

Guardiola ka fituar dy tituj të Ligës së Kampionëve, të dyja si trajner i Barcelonës. Ai e ka fituar titullin e tij të parë në sezonin e tij të parë debutues në timonin e skuadrës seniore të Barcelonës, duke e mposhtur me rezultat 2-0 Manchester United në finale të vitit 2008/09.

Duke e bërë këtë, ai u bë trajneri më i ri që e fitonte Ligën e Kampionëve. Në të njëjtin sezon, Barcelona bëhej skuadra e parë spanjolle që e fitonte La Ligan, Kupën e Mbretit dhe Ligën e Kampionëve (e njohur si tripleta) brenda një sezoni.

Trofeu i dytë në Ligën e Kampionëve erdhi në finalen e vitit 2011, dy vite pas të parit. Blaugrana përsëri e mundi Manchester Unitedin në finale në Wembley me rezultat 3-1.

Kur ishte hera e fundit që Pep Guardiola e fitoi Ligën e Kampionëve?

Hera e fundit që Guardiola e fitoi Ligën e Kampionëve ishte me Barcelonën në vitin 2010/11. Ai nuk e ka fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve me një skuadër që nuk është Barcelona, apo me një skuadër në të cilën nuk është Lionel Messi pjesë e saj, por ka arritur njëherë në finale me një skuadër që nuk është Barcelona.

Ai arriti në finale me Manchester City më 2020/21, derisa para kësaj kishte shkuar edhe në gjysmëfinale me Bayern Munichun. Guardiola ka folur për dëshirën e tij për ta ngritur trofeun e Ligës së Kampionëve me City, duke bërë paksa shaka e duke thënë se e ardhmja e tij në Etihad varet nga suksesi në garën elite në Europë.

“Ne do të, natyrisht, gjykohemi jo vetëm për lojën si e luajmë por edhe titujt që fitojmë. Kjo është e vërteta. Sa e thjesht”, kishte thënë Guardiola më 2020. “Viti i kaluar ishte i jashtëzakonshëm për ne por njerëzit thoshin, ‘por ju nuk e keni fituar Ligën e Kampionëve’. Ja pse do të gjykohem, nëse ne nuk e fitojmë atë në periudhën e fundit këtu, unë do të dështoj. E di këtë”.

“Por, më pëlqen puna me lojtarët e mijë dhe lojtarët ende kanë për të fituar shumë ndeshje. Duke fituar në këtë mënyrë është ajo që na ndihmon të fitojmë titull dhe ne besojmë se do të luajmë kështu. Do të shohim në fund”.

Më poshtë do t’i shikoni statistikat e progresit në Ligën e Kampionëve me Barcelonën, Bayern Munichun dhe Manchester Cityn. /GazetaExpress/

Statistikat e Pep Guardiolës në Ligën e Kampionëve me Barcelonën

Statistikat e Pep Guardiolës në Ligën e Kampionëve me Bayern Munchen

Komento: