Bernardo Silva ka zgjedhur heshtjen për planet e tij për të ardhmen.
Portugezi i Manchester Cityt të shtunën e fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa është raportuar për një kalim të tij te Paris Saint-Germaini.
“Sinqerisht nuk e di. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në javët dhe muajt e ardhshëm. Por, për momentin duhet të festojmë sepse kemi arritur diçka të veçantë”, ka theksuar Silva për “Telefoot”.
28-vjeçari Silva nënshkroi kontratë të re me Cityn në muajin mars, të vlefshme deri në vitin 2025. Ai ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar tetë asistime në 55 ndeshje të edicionit që përfundoi.