Cilësohet si braziliani me i mirë, Neymar jep një deklaratë të papritur

23:00 | 28 Mars 2019

Neymar thotë se është herët të cilësohet si braziliani më i mirë.

Neymar ka thënë se është akoma herët të cilësohet si lojtari më i mirë brazilian pas Pele.

Ylli i Paris Saint Germain është pajtuar me pritshmëritë e mëdha nga ai, para rrugëtimit të Brazilit në Kupën e Amerikës.

Braziliani është në qendër të vëmendjes, dhe nga ai pritët një Kupë në fushën e kombëtareve.

Por, Neymar ka thënë se është akoma herët që ai të cilësohet si një prej brazilianëve më të mirë në futboll.

“Nuk mund të vendos se kush është më i miri apo i dyti më i mirë nga Brazili pas Pele” ka thënë Neymar për ‘Goal’ transmeton lajmi.net.

“Për mua, të gjithë jemi të rëndësishëm. Në të kaluarën kam thënë se secili ka bërë historinë. Secili luajti në mënyrën e tij dhe ka qenë i rëndësishëm në momente të caktuara” ka thënë tutje ai.

“Jam ende duke shkruar historinë time. Jam 27 vjeç dhe kam akoma përpara vetës. Nuk do të ndalem këtu” ka thënë tutje Neymar.

Neymar ka përmendur lojtarët si Rivaldo, Ronaldo, Ronaldinho, Kaka e shumë të tjerë, para se të tregonte se është herët që të futet në këtë listë.

Komento: