Cilët janë dy lojtarët që po marrin vëmendjen e tij, flet trajneri i Bayernit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Cilët janë dy lojtarët që po marrin vëmendjen e tij, flet trajneri i Bayernit

19:57 | 22 Prill 2019

Niko Kovac, trajneri i skuadrës së Bayernit ka treguar se cilët janë lojtarët që po i tërheqin vëmendjen.

Kngsley Coman dhe Serge Gnabry, të dy të rinj në moshë, duket se po e kënaqin trajnerin me paraqitjet e tyre.

Dy anësorët premtues kanë qenë në formë shumë të mirë me liderët e Bundesligës, të cilët të mërkurën do të përballen me Ëerder Bremen, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Gjermanisë.

Të dy lojtarët janë paraqitur në ndeshjet e fundit, me Gnabry i cili shënoi në tri ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet, para fitores 1:0 në fundjavë.

Para revanshit me Bremen, Kovac ka lavdëruar impaktin e Coman dhe Gnabry, duke pritur edhe më shumë nga ta.

“Arsyeja pse ata kanë luajtur vetëm shtatë herë së bashku janë lëndimet e Kingsley. Ai është lojtar që na mungon” ka thënë Kovac.

“Ai është shumë i rëndësishëm me shpejtësinë e tij, duke dribluar mirë, dhe me situatën e Arjen Robben, ata do të luajnë së bashku më shpesh” ka thënë tutje trajneri kroat.

“Ata janë top sulmues. Coman është mirë përsëri dhe Serge ka dhënë një kontribut të madh për skuadrën” ka shtuar ndër të tjerash Kovac.

Sezoni i parë i Kovac me Bayern nuk ka shkuar edhe aq mirë, megjithëse tani bavarezët janë në garë për titullin e Bundesligës dhe Kupës së Gjermanisë.

Komento: