Van Dijk ka zgjedhur pesë futbollistët më të mirë të Premierligës.
Ederson, Laporte, De Bruyne, Son dhe Aubameyang janë futbollistët e preferuar të yllit të Liverpool.
Kapitenit të Liverpoolit, Virgil van Dijk, i është kërkuar që të zgjedhë pesë futbollistët e preferuar në Premierligë, që nuk janë në ekipin e tij.
Ai pa hezituar ka zgjedhur Ederson, Laporte dhe De Bruyne (Manchester City), Son (Tottenham) dhe Aubameyang (Arsenal).
Ederson (Manchester City): “Është portier i Jashtëzakonshëm. Në këto momente ka shumë portier të mirë, por besoj se ai është më i mirë se të gjithë. Alisson, i Liverpoolit, vazhdon të jetë numër një për mua”.
Aymeric Laporte (Manchester City): “E ka dëshmuar se sa i rëndësishëm është për ekipin e tij. Është shumë i mirë në mbrojtje dhe për këtë e kam zgjedh”.
Kevin De Bruyne (Manchester City): “Nuk kam çfarë të flas shumë për të. Në radhë të parë është tip i mirë, dhe lojtar fantastik. Ai i sheh gjërat në mënyra të ndryshme”.
Son (Tottenham Hotspur): “Është lojtar i shpejt, i fortë dhe e di se çfarë mund të japë, mbrohtësit i frikësohen. Është i jashtëzakonshëm”.
Pierre-Emerick Aubameyang (Arsenal): “E kam zgjedhur për gjithçka që ka treguar përgjatë gjithë sezonit. Ka formuar dyshe fantastike me Lacazette. Mund ta kisha zgjedhur edhe Agueron, është sulmues fantastik dhe e ka dëshmuar me numrat që ka te Manchester City”.