Cili është kundërshtarin më i fortë që ka pasur përballë, flet Lewandowski

19:30 | 01 Prill 2019

Lewandowski ka treguar se cili është kundërshtari më i fortë me të cilin ai është përballur.

Ylli i Bayern Munich, Robert Leëandoëski, ka zbuluar kundërshtarin më të fortë që ka pasur përballë.

Në karrierën e tij të suksesshme, ylli polak duket se më së shumti vështirësi ka pasur në përballjet me Real Madrid.

Kapiteni i ‘Los Blancos’, Sergio Ramos, sipas Leëandoëskit ka qenë mbrojtësi që i ka hapur më së shumti telashe.

“Në Ligën e Kampionëve, Sergio Ramos” ka thënë Leëandoëski për ‘Kicker’ kur është pyetur rreth kundërshtarit më të vështirë.

“Ai është një qendër mbrojtës i jashtëzakonshëm, jo vetëm në mbrojtje, por edhe me topin” ka thënë tutje polaku.

“Në Bundesliga ishin Jerome Boateng dhe Mats Hummels ata të cilët nuk ishte asnjëherë lehtë ndaj tyre” ka shtuar ai.

Robert Leëandoëski ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës në Bundesliga, tek Dortmund dhe Bayern Munich.

Komento: