Problem mendor, kështu e quan Sarri problemin kryesor të Chelseas.
Chelsea në fundjavë ka pësuar një nga humbjet më të mëdha në histori të klubit, duke u mundur 6:0 nga Manchester City në udhëtim.
“Sipas mendimit tim, loja e fundit nuk ishte një problem i motivimit. Ne nuk ishim në gjendje të reagonim ndaj vështirësive të para gjatë ndeshjes, sepse në katër apo pesë minutat e para, filluam mirë”, ka deklaruar Sarri.
“Pastaj, pas golit të parë, ne nuk ishim në gjendje të reagonim. Kështu, problemi është i ndryshëm. Por gjithmonë është një problem i mendjes, një problem mendor, kështu që ne duhet ta zgjidhim atë”.
“Unë mendoj, ndonjëherë, si ndeshja kundër Tottenham në Premierligë (tregoi), ne nuk kishim qasjen e duhur për ndeshjen, vendosmërinë e duhur”.