Cili ishte reagimi i Presidentit Thaҫi për aksionin e Njësisë Speciale të Kosovës në Karaçevë?

23:34 | 18 Shtator 2020

Njësia Speciale e Kosovës ka zhvilluar aksion në Karaçevë.

Përderisa njësitë Speciale të Policisë së Kosovës po zhvillojnë një operacion të madh në Karaçevë të Kamenicës, zonë kjo kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka injoruar këtë ngjarje duke u marrë me një event sportiv.

Ai është marrë me lojën e vajzave të Kosovës në futboll.

“Vajzat e përfaqësueses së Kosovës në futboll na bënë krenarë me fitoren e radhës në kuadër të eliminatoreve për “Euro 2021” kundër Estonisë. Sukese të mëtejme! #çikatekosovës”. Ka shkruar ai.

Ndryshe, në fshatin Karacevë të Kamenicës është duke u zhvilluar një aksion i madh i Policisë, ku mësohet se janë arrestuar 16 persona, në mesin e tyre edhe 8 zyrtarë të policisë së Kosovës.

Komento: