
Pirlo ka treguar se cili lojtar i ngjason në fushën e blertë.
Pirlo është një nga legjendat e futbollit italian, i cili konsiderohet si nga më të mirët që kanë luajtur në pozitën e mesfushorit.
Qetësia me topin dhe vizioni për lojën ishin ato çka karakterizon lojtarin italian. Së fundmi, ai është pyetur se kush është lojtari që ka më shumë tipare të lojës së tij dhe përgjigja e italianit ishte e qartë.
“Një lojtar që ndoshta është i ngjashëm me mua është Frenkie de Jong i Barcelonës” ka thënë Pirlo.
“Miralem Pjanic ka disa ngjashmëri në stilin e lojës, por ne jemi të ndryshëm dhe secili nga ne ka cilësitë e tij” ka shtuar tutje italiani.
De Jong ka pasur paraqitje të jashtëzakonshme edhe me Barcelonën, edhe pse Ernesto Valverde nuk po e inkuadron në pozitën natyrale të tij.