Cili projekt është më i rëndësishëm për ju?, pyet Abdixhiku ndërsa flet për 5 miliardë euro investime

13:38 | 07 January 2025
cili-projekt-eshte-me-i-rendesishem-per-ju?,-pyet-abdixhiku-ndersa-flet-per-5-miliarde-euro-investime

Kandidati për Kryeministër nga radhet e LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ftuar qytetarët që të shprehin mendimet e tyre në lidhje me projektet e programit të e që sipas tyre janë më të nevojshme për vendin.

Në një iniciativë për t’i dhënë prioritet nevojave të qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Kosovës, ai ka kërkuar që të gjithë ata që kanë interes të kontribuojnë, të identifikojnë projektin më të rëndësishëm për ta

KAM NJË PYETJE.

CILI NGA KËTO PROJEKTE ËSHTË MË I NEVOJSHMI PËR JU?

Këto janë disa nga zotimet tona të Programit ‘Rruga e Re’. Nga Spitali i Ri, tek Stadiumi Kombëtar e Palestra e Sporteve, nga Qendra e Skijimit në Brezovicë tek Teatri Kombëtar, nga Centrali i Ri me Gaz, tek Unaza e Jashtme e Kryeqytetit; Gaming Hall, Teatri i Operas e Baletit, magjistralet rajonale, Parku Teknologjik e Qendra Kombëtare për Intelegjencë Artificiale!

5 miliardë euro investime!

Cili nga këto projekte është më i nevojshmi për ju?

Pëlqejeni, individualisht, projektet infrastrukturore që ndikojnë jetën e juaj më së shumti!
Programi ‘Rruga e Re’, botimi i tretë – i përditësuar dhe final, është i publikuar në faqen e LDK-së. Me 70 mijë fjalë, i shkruar për mbi 2 vite, nga 270 ekspertë, ky program e bën të ardhmen e vendit tonë siç e kemi ëndërruar përherë!

Nuk jam i interesuar të flas për të shkuarën.

Nuk jam i interesuar të ju ndajë e përçajë.

Dua të ju ofrojë vizionin tonë për të ardhmen me projekte që ndikojnë në jetën tuaj!

Këto projekte me gjithë program, janë prezantuar në 7 takime tematike brenda #LUMIR2025, e në takim me 150 bizneset më të mëdha në vend!

Dhe për ata me mendje në shekullin e shkuar, vizualizimi i projekteve të shkruara nga 270 ekspertë, është bërë me prompte të Midjourney e ChatGPT.

Mirë se vini në vitin 2025! 😃

E ardhmja është e bukur!
#LDK124”, shkruan Abdixhiku në facebook,

Komento: