Sot ka nisur muaj i shenjtë i Ramazanit.
Këngëtarja Çiljeta Xhilaga është një besimtare myslimane e devotshme dhe këtë e kuptuam përmes një postimi të saj në Insta Story.
Ditën e sotme nis muaji i Ramazanit dhe besimtarët do të agjërojnë plot një muaj në shenjë dashurie ndaj krijuesit fuqiplotë.
Ata agjërojnë nga agimi deri në perëndimin e diellit, duke mos ngrënë dhe pirë asgjë.
Në kuadër të këtij muaji të shenjtë, këngëtarja ka shkruar në postimin e saj se kërkon falje nga tri gjëra: “Nëse e zemërova dikë, nëse e dëmtova dikë, nëse e ngushtova dikë.”
Ndërkohë në vijim ajo falënderon tre njerëz në jetën e saj, siç mund ta shikoni edhe në foton e mëposhtme.