Ciljeta mbulohet për Ramazan, kështu e nis syfyrin e parë

11:59 | 24 Prill 2020

Këngëtarja uron gjithë besimtarët myslimanë për një nisje të mbarë të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Çiljeta, e konvertuar në myslimane kohë më parë, është mbuluar me shami dhe ka falur namazin, duke mirëpritur kështu Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Këngëtarja ka publikuar një fotografi më një shami të zezë, ku shkruante “Sabah Namaz” dhe pak më vonë ndau edhe një video, me të cilën uroi Muajin e Ramazanit.

“Mirë se erdhe Ramazan. Ramazani është mëshirë,mirësi nga ALLAHU. Agjerim të mbarë të gjithëve, Allahu na pranoftë lutjet e na mbushttë zemrat me mirsi, na i pastroftë zemrat tona e ia beftë rrisk tër botës anembanë t’ua u hap zemrat për namaz e agjërim. Dashuria për Allah është fitorja jonë”, shkruan këngëtarja Xhilaga në profilin e saj.

Me poshtë e gjeni videon ku Çiljeta shfaqet e mbuluar…

Komento: