Shpërthimi që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes në Zubin Potok, konkretisht në kanalin e Ibër – Lepencit, ka bërë që në disa komuna si: Fushë Kosovë, Obiliq dhe Drenas të ketë reduktime të ujit të pijes.
Me këtë rast, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka publikuar orarin me të cilin mund të furnizohen qytetarët e Fushë Kosovës.
Atje kjo ndërmarrje i ka dërguar disa cisterne me ujë.
“Rruga” Hamdi Grajçevci prej orës 16:00-17:00, te Komuna prej orës 17:00-18:00, rruga” Dardania” te pompa e karburanteve Kastrati nga ora 17:00-18:00″, thuhet në njoftim.