Çitaku: Adresa e përgjegjësisë është e qartë kristal: refuzimi i LVV-së për marrëveshje

10:20 | 06 Mars 2026
citaku:-adresa-e-pergjegjesise-eshte-e-qarte-kristal:-refuzimi-i-lvv-se-per-marreveshje

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nxori dekretin për shpërndarjen e Kuvendit, ka thënë se egot politike dhe ambicia e shfrenuar për kontroll total të institucioneve nga LVV po e lënë Kosovën sërish pa institucione dhe po e shtyjnë vendin drejt një cikli tjetër zgjedhjesh

“Egot politike dhe ambicia e shfrenuar për kontroll total të institucioneve nga LVV po e lënë Kosovën sërish pa institucione dhe po e shtyjnë vendin drejt një cikli tjetër zgjedhjesh. Adresa e përgjegjësisë është e qartë kristal: refuzimi i LVV-së për marrëveshje dhe për dialog të sinqertë politik. Sot, kur të shkojnë e të bëjnë homazhe aty ku pushojnë heronjtë tanë, duhet të ndihen të turpëruar. Është luftuar shumë dhe gjatë që qytetarët tanë të kenë të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre dhe të jetojnë të lirë. Kjo liri dhe kjo Republikë nuk guxojnë të shpërdorohen”, ka shkruar ajo.

Komento: