Çitaku e kritikon Kurtin: Nxënësit kanë mbetur pa shkollë, e Kryeministri në Japoni

14:26 | 27 Shtator 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka kritikuar Kryeministrin Kurti për vizitën në Japoni, kur në Kosovë ka pesë javë që po vazhdon greva në arsim.

Çitaku përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj në Facebook, ka thënë se një gjë e tillë është “indiferencë” e Kurtit, e “mungesë totale e empatisë”.

“Jo vetëm pa aftësi, por edhe me keq. Indiferencë. Mungesë totale e empatisë”, shkruan nënkryetarja e PDK-së.

Tutje Çitaku ka shkruar se derisa 320 mijë nxënës ka një muaj që kanë mbetur pa shkollë, Kryeministri Kurti shkon në Japoni.

“320.000 fëmijë kanë mbetur tash e një muaj pa shkollë. E Kryeministri? Në Japoni”, përfundon Çitaku.

Theksojmë se Kurti po merr pjesë në funeralin shtetëror në nderim të ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, së bashku me Ministrin e Financave, Hekuran Muratin.

Komento: