Kryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pasi disa komuna u vërshuan si pasojë e reshjeve të mëdha atmosferike.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dëmet për familjet e zonave të prekura duken të jenë shumë të mëdha.
Ajo ka kritikuar Presidenten e vendit, Vjosa Osmani, e cila akoma nuk ka reguar lidhur me këtë qështje.
“Fole ndonjë fjalë Presidente. Qytetarë të Republikës sonë janë edhe ata”, ka thënë Çitaku.
Çitaku, ka thënë se shpreson se institucionet të mobilizohen dhe banorët e zonave të prekura nga vërrshimet të ndihmohen financiarisht.