Çitaku: Institucionet të këndellen, në Hagë historia dhe lufta jonë për liri janë braktisur nga shteti

16:03 | 23 Shkurt 2024
citaku:-institucionet-te-kendellen,-ne-hage-historia-dhe-lufta-jone-per-liri-jane-braktisur-nga-shteti

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka thënë se ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë “informata” se Ukraina po bën trafik të organeve në zonat e luftës.

Çitaku ka thënë se ky skenar është i njëjti me atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Rusia ka filluar që në mënyrë agresive ta shtyejë trillimin se Ukraina po bënë trafikim të organeve në zonat e luftës. Ambasadat e Rusisë nëpër botë po shpërndajnë ‘informata’ të tilla nëpër platformat e tyre zyrtare në rrjete sociale”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, institucionet e Kosovës, presidentja, kryeministri dhe ministrja e Punëve të Jashtme duhet të “këndellen” urgjentisht teksa ka shtuar se në Hagë, historia dhe lufta për liri janë braktisur nga shteti.

“Institucionet tona, Presidentja, Kryeministri, Ministrja e Punëve të Jashtme duhet të këndellen urgjentisht. Mosdurimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nuk duhet tua mundë dashurinë për Kosovën. Në Hagë sot, historia dhe lufta jonë për liri janë braktisur nga shteti”, ka vijuar Citaku.

Komento: