Çitaku-Kurtit: Sa përzihesh vend e pa vend, angazhohu pak e largoja sanksionet Kosovës

12:48 | 12 Shtator 2023
citaku-kurtit:-sa-perzihesh-vend-e-pa-vend,-angazhohu-pak-e-largoja-sanksionet-kosoves

Zyrtarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas raportimeve të mediave zvicerane për pakënaqësitë atje me “përzierjen” e kryeministrit Kurti në zgjedhjet e tyre.

Çitaku i ka thënë Kurtit se në vend se të përzihesh në zgjedhjet e brendshme të shteteve të tjera “angazhohu pak me i largu sanksionet”

“Kryeministër, sa përzihesh vend e pa vend në punë të brendshme e në zgjedhjet parlamentare në rajon e Evropë, angazhoju pak me i largu sanksionet që i janë vënë Kosovës nga perëndimi”, ka shkruar ajo.

Ajo thotë se Kurti është skandaloz dhe se koston e papërgjegjshmërisë së tij po e paguan Kosova.

Komento: