
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar ashpër Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila sot përmes një video ka kritikuar Prokurorinë Speciale.
Ajo ka bërë me dije se verimi i ministres ishte shqetësues e totalitar.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se ministrja Haxhiu nuk e ka idenë për peshën e pozitës që mban.