Çitaku në Koshare: Sa madhështore me pa nëna që me aq dinjitet e mbajnë krenarinë krahas dhembjes

17:33 | 09 Prill 2024
citaku-ne-koshare:-sa-madheshtore-me-pa-nena-qe-me-aq-dinjitet-e-mbajne-krenarine-krahas-dhembjes

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shkruar sot në Koshare, për të kujtuar heronjtë e kësaj beteje.

Ajo gjatë homazheve në 25-vjetorin e betejës së Koshares, ka takuar edhe familjarë të heronjve.

“Në Koshare, sot takuam nëna, bashkëshorte, vajza e djem, motra, vëllezër e familjarë të heronjve, të cilët, 25 vite më parë, thyen kufirin Kosovë – Shqipëri. Të gjithë, pa përjashtim, na frymëzuan e na dhanë forcë – edhe pse do të duhej të ishte e kundërta. Sa madhështore me pa nana që me aq dinjitet e mbajnë krenarinë krahas dhembjes. Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Komento: