Çitaku: Në ora 20:26 na vjen ftesa për seancë në ora 20:30 – kaq serioz janë këta

21:10 | 27 Prill 2026
citaku:-ne-ora-20:26-na-vjen-ftesa-per-seance-ne-ora-20:30-–-kaq-serioz-jane-keta

Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar mënyrën se si është thirrur seanca e radhës lidhur me zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

Çitaku tha se ftesa për seancën e dytë u është dërguar deputetëve vetëm pak minuta para kohës së paraparë për mbajtjen e saj, duke e cilësuar këtë si dëshmi të mungesës së seriozitetit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje për procesin e zgjedhjes së presidentit.

Komento: