Çitaku për vrasjet e mbrëmshme në Prishtinë: Dikush duhet të japë përgjegjësi për shkallën e pasigurisë

08:50 | 30 Nëntor 2023
citaku-per-vrasjet-e-mbremshme-ne-prishtine:-dikush-duhet-te-jape-pergjegjesi-per-shkallen-e-pasigurise

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për dy vrasjet që ndodhën mbrëmë në kryeqytet.

Çitaku tha se përtej dhimbjes dhe solidaritetit me familjarët e viktimave, dikush duhet të japë përgjegjësi për shkallën e pasigurisë.

“Dy vrasje brenda natës në kryeqytet. Përtej dhimbjes dhe solidaritetit me familjarët e viktimave, dikush duhet të japë përgjegjësi për këtë shkallë të pasigurisë. Vrasje, plaçkitje, rrahje gjithandej. E tmerrshme”, shkroi Çitaku.

Kujtojmë se mbrëmë një grua mbeti e vrarë në një veturë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Ndërsa, në rrugën “Ali Vitia”, një person e ka sulmuar me thikë një person tjetër, ku si pasojë e lëndimeve, nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve dhe i njëjti ka ndërruar jetë.

Komento: