Çitaku: Qeveria e Albin Kurtit ka marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën

17:18 | 28 Korrik 2023
citaku:-qeveria-e-albin-kurtit-ka-marre-vendim-qe-ta-mbylle-klan-kosoven

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit të ARBK-së për refuzimin e ankesës së pezullimit të certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Çitaku tha se Qeveria e Albin Kurtit ka marrë vendim që ta mbyllë Klan Kosovën.

“Duke ia marrë çertifikatën e biznesit pamundësohet operimi i njërit prej mediumeve më të mëdha e më të rëndësishme në vendin tonë.  Sot, ideja e lirisë së fjalës dhe mendimit po sulmohet brutalisht”, tha Çitaku.

Tutje, ajo tha se kjo më nuk është dhe nuk duhet të jetë një betejë e vetëm një mediumi, por është betejë e shoqërisë.

“E kjo shoqëri as nuk nënshtrohet e as nuk frikësohet. Të frikësuar e në panikë janë vetëm ata në qeveri”, tha Çitaku.

Kujtojmë se sot, Komisioni i Ankesave në ARBK e ka refuzuar ankesën e Klan Kosovës për pezullimin e certifikatës së biznesit.

Komento: